Projektet

Pranimi në BE për kë? Të drejtat e grave dhe pjesëmarrja e tyre në Ballkanin Perëndimor 2021-2026”

QKSGj është pjesë e programit regjional menaxhuar nga Kvinna till Kvinna dhe financuar nga SIDA: "Pranimi në BE për kë? Të drejtat e grave dhe pjesëmarrja e tyre
në Ballkanin Perëndimor 2021-2026”.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë të drejtat e grave dhe pjesëmarrjen e barabartë në vendimmarrje si dhe në proceset e pranimit të BE -së në Kosovë. Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, QKSGj përpiqet të përqëndrohet në tre objektiva kryesore:

  1. Rritja e ndjeshmërisë dhe perspektivës gjinore në dokumentet dhe proceset e pranimit në BE -së.
  2. Përmirësimi i kapaciteteve dhe rritja e angazhimit të organizatave të grave në këtë process dhe;
  3. Rritja e vetëdijes për shoqërinë në lidhje me të drejtat e grave dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset e integrimit në BE.