Projektet
Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë të drejtat pronësore të grave dhe të rrisë vetëdijen ligjore në mesin e komuniteteve të ndryshme. Projekti synon të ndërtojë një shoqëri të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, duke ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve shoqërore lidhur me të drejtat e grave në trashëgimi.
Ky projekt zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në kuadër të programit “Angazhim për Barazi – E4E”, i cili financohet nga USAID dhe menaxhohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).