Aktualisht, QKSGJ ka të punësuar me orar të plotë: Drejtori Ekzekutiv, dy Menaxherët e projekteve / Udhëheqës te Hulumtimeve, një Zyrtar të Financave, një studiues. Megjithatë, QKSGJ ka një ekip prej më shumë se 40 studiues të trajnuar dhe me përvojë, të cilët angazhohen sipas nevojës.

Luljeta Demolli
Luljeta Demolli
Luljeta Demolli është Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Më parë ajo ka punuar si Menaxhere e Projektit dhe hulumtuese kryesore për projektin e qendrës për historinë e grave në politikë. Luljeta ka përfunduar studimet në sociologji dhe filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ajo gjithashtu e ka përfunduar Kolegjin për Studime Alternative Humanistike në Prishtinë (2000 – 2001).

Lexo më shume

Driton Parduzi
Driton Parduzi
Driton Parduzi është Koordinator i Financave / Administrativ, në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ai është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave Matematikore në Universitetin e Prishtinës. Karrierën e tij e filloi si mësues i lëndës së Matematikës në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, dhe më vonë punoi si Zyrtar i Prokurimit në Kompaninë Hana. Që nga viti 1999 deri më 2005, ai punoi në..

Lexo më shumë

FOTO GALERIA

VIDEO GALERIA

Nita Zogiani
Nita Zogiani
Nita Zogiani punon si Menaxhere e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Momentalisht, ajo është e angazhuar në projektin “Promovimi i Barazisë Gjinore përmes Integrimit Gjinorë “, pjesë e Programit Regjional për Ballkanin Perëndimor- Gjinorëzimi i Anëtarësimit në BE- menaxhuar nga Kvinna till Kvinna, dhe financuar nga Sida. Qëllimi i përgjithshëm i projektit ështe që të përmirësohet përfshierja gjinore në procesin e Integrimit Europian..

Lexo më shumë

Lavdi Zymberi
Lavdi Zymberi
Lavdi Zymberi punon si Koordinatore e fushës për projektin e financuar nga BE “Barazia dhe përfaqësimi gjinor përtej kufijve”. Ajo ka titullin Master i Administrimit Publik nga IIT Stuart School of Business në Çikago. Lavdia është bursiste e Programit të Lidershipit Tranformues – Bursat dhe Partneritetet.

Lexo më shumë

Dafina Prekazi
Dafina Prekazi
Dafina Prekazi punon si koordinatore e Projektit në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore. Ajo është e angazhuar në menaxhimin e projektit të KCSF “Përmirësimi I llogaridhënies për barazinë gjinore në vendimmarje”. Projekti ka për qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve publike, shoqërisë civile dhe qytetarëve për rëndësinë e zbatimit të ligjit për barazi gjinore.

Lexo më shumë

Gentiana Gola
Gentiana Gola
Gentiana Gola është Koordinatore e Projektit të financuar nga BE, “Gratë e Reja të Angazhuara në Parti Politike dhe në Procese Politike”. Target kryesor i këtij projekti janë gratë e reja votuese dhe burrat e rinj. Marrë parasysh faktin që rreth 50% e popullësisë në Kosovë janë nën moshën 30, ndikimi që synohet të arrihet përmes këtij projekti është shumë i rëndësishëm.

Lexo më shumë

Partnerët e QKSGJ

home

Adresa: Rr. Nëna Tereza18/1
10000 Prishtina, Kosova

phone

Tel: +381 (0) 38 735 991

message

E-mail: info@kgscenter.net
Qëndro i lidhur me QKSGJ
.