Qendra Kosovare për Studime Gjinore Fros group, web faqe, web dizajn


Përfundimi i Dhunës ndaj Grave: Zbatimi i Normave, Ndryshimi i mendësisë

Programi "Zbatimi i normave, ndryshimi i mendjeve" (shkurt 2017 - janar 2020) ka për qëllim dhënien fund të diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore kundër gruas, duke u përqendruar në grupet më pak të favorizuara në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor - Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë , FYR të Maqedonisë, Mal të Zi, Kosovë dhe Serbi - dhe Turqi. Qëllimi kryesor i Programit trevjeçar është që gratë dhe vajzat të jetojnë një jetë pa diskriminim dhe dhunë.

Në këtë kontekst, është e nevojshme mbledhja e të dhënave kualitative dhe mbështetja për pjesë specifike të procesit për përgatitjen e studimit bazë të programit në Kosovë. Krijimi i kësaj baze do të çojë në kuptimin më të mirë të qëndrimeve dhe perceptimeve aktuale dhe dominante - dhe faktorëve që ndikojnë në to - drejt barazisë gjinore dhe dhunës kundër grave në nivel komuniteti.

Baza e studimit (Baseline) pritet të përcaktojë sasinë dhe të kontekstualizojë treguesit e mëposhtëm që Programi në pëergjithsi fokusohet:
(1) Përqindja e njerëzve në mesin e komuniteteve të synuara në Kosovë që mendojnë se kurrë nuk është e justifikueshme për një burrë të rrahet gruaja e tij, e ndarë sipas gjinisë dhe moshës;
(2) Perceptimi i roleve të grave dhe burrave midis grave, vajzave, djemve dhe burrave në komunitetet e synuara