Për Projektin

Projekti “Barazia dhe Përfaqësimi Gjinor Përtej Kufijve” ka filluar implementimin në datën 21 Tetor 2014, me synimin e përgjithshëm të themelojë një rrjet ndër-kufitar të organizatave të grave që janë aktive në përfaqësimin gjinor në nivelin lokal dhe regjional me anë të fuqizimit të OJQ-ve lokale për ta avancuar agjendën e përfaqësimit gjinor, ngritjes të kapaciteteve organizative të organizatave lokale të grave në fushat e mbuluara nga projekti, asistencës teknike për ushtrimin e funksioneve përcjellëse. Përmirësimit të mbulesës mediale lokale dhe nacionale lidhur me temat që kanë të bëjnë me gratë.

Partneri Udhëheqës: Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Partneri i Projektit: Shoqata për Avancimin e Barazisë Gjinore Akcija Zdruzenska-Shkup

Bashkë-partneri 1: Qendra për Këshillim dhe Përkrahje të Gruas-Dora Dorës

Bashkë-partneri 2: Institutitutin për Zhvillim te Bashkësisë-

Projekti ka për qëllim që të ofrojë zgjidhje për disa sfida kryesore të përfaqësimit e barazisë gjinore në secilën fushë të jetës që shkon përtej kufijve dhe të themelojë një rrjet ndër-kufitar të organizatave të grave që janë aktive në përfaqësimin e çështjeve gjinore në nivelin lokal dhe rajonal. Veprimi i projektit sjellë një ndikim të matshëm në të dy anët e kufirit si dhe themelimin dhe ngritjen e rrjetit të OJQ-ve të grave, të cilat, përkundër afërsisë së tyre gjeografike, rrallë kanë bashkëpunuar më njëra tjetrën. Për më tepër, aktiviteti i projektit është brenda qasjeve të inkurajuar metodologjike sepse ai mundohet të promovojë Barazinë Gjinore dhe Mundësi të Barabarta, pjesëmarrje të barabartë të grupeve margjinalizuara dhe mbështet lidhjet në mes të organizatave me synime dhe misione tënjëjta/ngjashme.

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

Synimi i përgjithshëm i aktiviteteve është të themelojë një rrjet ndër-kufitar të organizatave të grave që janë aktive në përfaqësimin gjinor në nivelin lokal dhe regjional.Synimet specifike të cilat projekti do të mundohet t’i përmbushë gjatë përpjekjeve për avancimin e synimit të përgjithshëm përfshijnë:

  • Fuqizimin e OJQ-ve lokale për avancimin e agjendës për përfaqësim gjinor;
  • Ngritjen e kapaciteteve organizative të organizatave lokale të grave në fushat e mbuluara nga projekti;
  • Asistencë teknike në ushtrimin e funksioneve ruajtëse;
  • Përmirësim të mbulimit medial lokal dhe nacional të temave që kanë të bëjnë me gratë.

Grupet e targetuara dhe përfituesit final

OJQ-të Lokale të Grave në fushat e implementimit të projektit (fushat kufitare në mes të dy vendeve).Ky grup i targetuar përfaqëson gjithashtu edhe përfituesit kryesor të projektit. Me burime të rëndësishme, mungesë së përvojës, dhe të ballafaquar me presione shumë më të mëdha sociale se sa kolegët e tyre nga kryeqytetet respektive, OJQ-tëlokale të grave në fushat e mbuluara nga projekti, përkundër aktivizimit vetëmohues të tyre, nuk ia kanë dalë të arrijnë rezultatet e dëshiruara. Organizatat në komunat e Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit, Rahovecit dhe Mamushës në Kosovë si dhe në komunat e Gostivarit, Vrapcistë, Mavrovëdhe Rostusë, Tetovë, Bogovinjë, Brvenicë, Zelinë, Jegunovc dhe Tearcë në Maqedoni e kanë mirëpritur mbështetjen e shumë-nevojshme ne disa nga brengat kryesore te cilat u identifikuan në keto komuna, si: dhunën në familje, braktisjen e shkollës, trashëgimin dhe fuqizimin ekonomik, shëndetin riprodhues, diskriminimin dhe mungesën e politikave për barazi gjinore në nivel lokal.

Rezultatet e projektit:

  • Aktivitete fillestare
  • Eventi i prezentimit të projektit
  • Zhvillimi i portalit për çështje të grave dhe gjinore në gjuhën shqipe dhe maqedonase
  • Hulumtimi për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore në të dy vendet
  • Zhvillimi i Doracakut për politika gjinore në nivel të BE-së
  • Zhvillimi dhe mbajtja e pesë moduleve trajnuese nga fushat e projektitme një audiencë të zgjedhur të OJQ-ve të grave
  • Rritja e aftësive e tëpaktën 100 grave të OJQ’ve përfaqësuese në të dy anët e kufirit ( 20 për trajnime ) ;
  • Rritje e kapaciteteve permes trajnimit dhe mentorimit të vazhdueshëm (asistencë teknike) për OJQ-tëlokale të grave në fushat e projektit
  • Granti konkurrues për mini-projekte ndër-kufitare
  • Organizimi i dy konferencave regjionale
  • Konceptimi dhe organizimi i katër tryezave të rrumbullakëta tematike.
  • OJQ-të lokale të Grave zhvillojnë funksionalizimin e rrjeteve aktiviste vullnetare.
.