Programi 1: Instituti Hulumtues per Studime Gjinore

Themelimi i Institutit Hulumtues për Studime Gjinore është identifikuar si një nga prioritetet më të mëdha në kuadër të fushëveprimit të punës së QKSGJ. Mungesa e institutit të tillë në Kosovë ka qenë një nga pengesat kryesore për avancimin e studimeve gjinore si një disiplinë akademike dhe fushë e studimit. Instituti Hulumtues per Studime Gjinore do të shërbejë gjithashtu për programet dhe projektet e përbashkëta me Universitetin e Prishtinës dhe institucionet tjera akademike në Kosovë dhe jashtë saj. Përqendrimi i institutit do të ishte më akademik dhe shkencore dhe puna e tij do te ishte në dispozicion brenda Kosovës dhe jashtë vendit.
Një nga rreziqet më të mëdha të krijimit të institutit të tillë është mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara në fushën e studimeve gjinore dhe kufizimet financiare për krijimin e Infrastruktures fizike të institutit.

Programit 2:Hulumtimi dhe Zhvillimi Politik

Brenda Programit 2, Qendra Kosovare per Studime Gjinore do ti kanalizoje të gjitha aktivitetet që lidhen me zhvillimin e politikave dhe ushtrimet politike hulumtuese. Linja ndarëse në mes të Programit 1 dhe 2 është fakti se ky i fundit do të përqendrohet më shumë në politikat dhe implikimet e tyre praktike, ndërsa
programi institucional do të shënojë kontributet e veta në fushën e kërkimit shkencor akademik dhe analizave.
Ky program është një vazhdimësi e aktiviteteve të QKSGJ , sepse një pjesë e rëndësishme e punës së saj është përqendruar në hartimin dhe zbatimin e politikave të orientuara ne hulumtime. Pjesë e këtij programi do të jenë gjithashtu të gjitha iniciativat për hartimin dhe ndryshimin e legjislacionit të ndërmarrë nga QKSGJ dhe partnerët e saje.

Programi 3: Avokimi , Lobimi dhe Monitorimi i Politikes

Programii i tretë / zona tematike ku QKSGJ do të përqendroj punen e saj në tre vitet e ardhshme përfshin të gjitha projektet duke synuar ne ndryshimin e politikave dhe zbatimin e tyre.. Ndërsa programi i 2 do të përqëndrohet në zhvillimin dhe hartimin e legjislacionit, aktivitetet e programit te 3 do të synojnë avokimin me palët relevante për zbatimin më të mirë të legjislacionit.
Themeli i këtij programi do të jetë zbatimi i politikave monitorimi, ku të gjitha institucionet relevante në krye të zbatimit të ligjit do të shqyrtohen për efikasitet dhe efektivitet. Për këtë qëllim, vëmendje e veçantë do t’i jepet zbatimit te dokumenteve strategjike të barazisë gjinore, si dhe, konventave ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë.

PROGRAMET

Programi 1: Instituti Hulumtues per Studime Gjinore
Programi 2: Hulumtimi dhe Zhvillimi Politik
Programi 3: Avokimi, Lobimi dhe Monitorimi i Politikave

FOTO GALERIA

VIDEO GALERIA

Partnerët e QKSGJ

home

Adresa: Rr. Nëna Tereza18/1
10000 Prishtina, Kosova

phone

Tel: +381 (0) 38 735 991

message

Qëndro i lidhur me QKSGJ
.