Projekti “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për zbatimin e ligjit për Barazi Gjinore në Vendimmarrje” është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Projekti ka për qëllim përmirësimin e zbatimit të LBGJ në të gjitha nivelet dhe në të gjithë sektorët nëpërmjet inkuadrimit të proceseve ligjore si pasojë e moszbatimit të këtij ligji. Me përmirësimin e LBGJ, synohet edhe përmirësimi i balancës gjinore në punësim në sektorin publik.