PËRFSHIRJA E PERSPEKTIVËS GJINORE NË PRAKTIKË

UDHËZUES

Ky Udhëzues ka për qëllim të rrisë kapacitetet dhe aftësitë e politikëbërësve duke ofruar

hapa të thjeshtë e praktikë në drejtim të përfshirjes gjinore. Ai synon që përfshirja gjinore të bëhet pjesë qendrore e programeve dhe politikave në të ardhmen.

Me anë të këtij udhëzuesi provohet që politikëbërësit të pajisen me njohuri të përshtatshme për të hartuar, implementuar, monitoruar dhe vlerësuar programet e politikat nga një perspektivë gjinore.

Po ashtu, në këtë udhëzues do të shpjegohen termat dhe konceptet themelore që kanë lidhje me përfshirjen gjinore.

Udhëzuesi mund të përdoret në të ardhmen si një listë kontrolluese dhe do t’iu ndihmojë për të realizuar aktivitet për arritjen e barazisë gjinore

Shkarko Dokumentin

all_logosssp_shqip_small-1

Të debatosh do të thotë të bëhesh pjesë e çështjeve të rëndësishme çfarë ndodhin në vendin tënd. FemTALK janë debate që organizohen njëherë në muaj me temat që lidhen me çështjet dhe studimet gjinore. Në secilin debat janë të ftuar ekpertë të fushave të shkencave sociale, gjinore, publicist, akterë të rëndësishëm nga qeveria, shoqëria civile, ndërkombëtare dhe lokale. Debatet organizohen jashtë zyrave të institucioneve dhe janë të organizuara të jenë joformale, ndërsa fillojnë nga ora 18:00 deri 20:00 dhe çdo diskutim në debat përmbledhet në një editorial i cili do të botohet në “Shtojcën për Kulturë” në të përditshmen “Koha Ditore” dhe i cili shkruhet nga njohës të çështjeve gjinore dhe publicistikës.

.