Poziv za podnošenje predloga

Kosovski centar za rodne studije (KGSC), u saradnji sa svojim projektnim partnerom Centrom za savetovanje i podršku za žene (Dora Dores), sprovodi projekat koji finansira EU „Mlade žene angažovane u političkim partijama i političkim procesima“, i ima zadovoljstvo da oglasi poziv za podnošenje predloga za organizacije civilnog društva (OCD) koje se bave zagovaranjem u korist angažovanja mladih žena u politici i javnim institucijama. Grantovi u vrednosti do 5.000 Burberry Uk Outlet EUR biće dodeljeni za najmanje devet (9) organizacija za zagovaranje sprovođenja zakona o rodnoj ravnopravnosti. Grantovi će biti dodeljeni na osnovu nadmetanja.

Zainteresovane organizacije treba da podnesu potrebne dokumente do petka, 16. juna 2017.

Thirrje për propozime

Grante për OShC-të që avokojnë për a Parajumpers Denali Jacket Dam nga zhimin e grave të reja në politikë dhe institucionet publike

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ), në bashkëpunim me organizatën e saj partnere në projekt, Qendrën për Këshillim dhe Mbështetje për gratë (Dora Dorës), po zbaton projektin e financuar nga BE-ja “Gratë e reja të përfshira në partitë politike dhe në proceset politike” dhe ka kënaqësinë të Cheap Adidas Shoes shpallë thirrjen për propozime për grante për OShC-të që avokojnë për angazhimin e grave të reja në politikë dhe jetë publike. Grante nga 5000 euro do të jepen për nëntë organizata.

Për më tepër informata, shkarkoni dokumentet e mëposhtme.

Afati për aplikim: 16 qershor 2017

Media & Projekti

  1. Oikoti Cheap Shoes for Women me s Offical
    RONA NISHLIU – SE VETEM ZEMRA FLET SAKTE
  2. Escxtra-Albania
    Rona Nishliu releases a new single!
  3. Magazina Kurir Maqedoni
    VIDEO Premierë, Rona Nishliu – Se vetëm zemra flet saktë
  4. Teksteshqip-2
    Fjalë Për Klipin E Ri “Se Vetëm Zemra Flet Saktë
  5. Indexonline
    Se vetëm zemra flet saktë
  6. Video – Burberry Cashmere Scarf Sale streaming. Orange
    Se vetëm zemra flet saktë
  7. Lajme Shqiperia
    Se vetëm zemra flet saktë
  8. Revistaalbaniac
    Rona Nishliu – Se vetëm zemra flet saktë
  9. Infoglobi
    Rona:Vetëmzemra flets saktë (me video)
  10. Radioshqip
    Rona Nishliu – Se vetëm zemra flet saktë
  11. Alba Video Muzikë
    Rona Nishliu- Se vetëm zemra flet saktë
  12. Shqip Media
    Rona, mesazh për adoleshentët
  13. Radio KFOR
    Rona Nishliu – Kundër dhunës (Video)
  14. Time.Al
    Rona mesazh per adoleshentet
  15. Europavisionesc
    Rona Nishliu- Se vetëm zemra flet saktë
  16. Gazeta Online Panorama
    Rikthehet Rona, këngë mbi dhunën në çiftet adoleshente
  17. Mirror- Femra Sot
    Kënga më e re e Ronës: “Vetëm zemra flet saktë”, kundër dhunës te çiftet adoleshente (video)
  18. Swedish wikipedia
    Rona Nishliu
  19. Koha.net
    Rona Nishliu mbështet fushatën kundër dhunës tek adoleshentët
  20. RTK Live
    Rona, klip kundër dhunës te çiftet adoleshentë
  21. MAPOONLINE
    Rona, del me klip kundër dhunës te çiftet adoleshentë
  22. SHQIPTARJA.com
    Rona Nishliu, mbështet me këngë fushatën kundër dhunës
  23. Gazeta Express
    RONA, MESAZH PËR ADOLESHENTËT
  24. Telegrafi.com
    Rona, klip kundër dhunës te çiftet adoleshentë (Video)
  25. RadioBesa
    Rona jo pjesë e programeve festive
  26. Ministria e Arsimit,Shkences dhe Teknologjise: Ministri Buja
    Ka lëvizje pozitive në përfshirjen e femrave në arsim dhe vendimmarrje.
  27. Kosova De/Forum: Ministri Buja:
    Ka lëvizje pozitive në përfshirjen e femrave në arsim dhe vendimmarrje
  28. Ora Info:
    Rona Nishliu, me këngë jep mesazhe për dhunën (Video)

Vetëdija gjinore pjesë e kulturës së përgjithshme popullore

Përkundër disa sukseseve problemet e lidhura me pabarazinë Parajumper Svart gjinore ekzistojnë ende në një shkallë të gjerë në shoqërinë kosovare. Një nga aspektet më problematike përkitazi me marrëdhëniet gjinore lidhet me dhunën në baza gjinore, e cila është dëshmuar se fillon qysh herët në jetën e të rinjve kosovarë.

Deri vonë, shumica e studimeve në Kosovë lidhur me dhunën në mes të partnerëve në një lidhje janë fokusuar kryesisht në çiftet e martuara ose ato që bashkëjetojnë; mirëpo, me disa përjashtime (si për shembull trajtimi i dhunës në shkollë), këto studime nuk i trajtojnë lidhjet jorezidenciale të bazuara në takime romantike, të cilat janë lloji më i shpeshtë i lidhjeve te grupmoshat në pjekurinë e hershme. Nëse marrim para sysh praninë e dhunës ndërmjet partnerëve ndër të rriturit e rinj, atëherë del se ky grup është tejet i rëndësishëm për t’u studjuar. Modelet e konflikteve që sjellin te përshkallëzimi i dhunës familjare në moshën e rritur mund të kenë burimin në përvojat e argëtimit në moshën adoleshente.

Për të trajtuar mungesën e studimeve dhe të informacioneve për dhunën me baza gjinore ndër të rinjt dhe, në mënyrë më specifike, praninë e dhunës në lidhjet adoleshente, QKSGJ-ja (Qendra e Kosovare për Studime Gjinore) ka nisur një hulumtim përkatës në shkallë kombëtare. Me hulumtimin “Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve” QKSGJ-ja dëshiron të ofrojë vlerësimet e para, të bazuara në një mostër reprezentative në shkallë kombëtare, për praninë e viktimizimit dhe dhunës psikologjike e fizike në lidhjet romantike të adoleshentëve.

Objektivat e fushatës janë ngritja e vetëdijes për eliminimin e stereotipeve gjinore dhe shkaqet e tjera të dhunës me bazë gjinore në mesin e adoleshentëve, zhvillimin e vetëdijes për përgjegjësinë e pjesëmarrjes aktive në vendimmarjen shoqërore në fushën e barazisë gjinore dhe promovimi i barazisë gjinore si një pjesë e vlerave, Cheap Burberry Cashmere Scarf qëndrimeve dhe sjelljeve të të rinjve. Pos hulumtimit, fushata Burberry Uk Outlet përfshinë edhe aktivitetet në vijim:

• Fushata në media – dokumentare televizive, një këngë / hit të popullarizuar, shpallje në gazeta

• Punë e të rinjve në fushën e dhunës me bazë gjinore duke përdorur teknika kreative si piktura, sprova (ese), grafite murale, filma të animuar;

• Shfaqje shoqërore teatrore

• Diskutime dhe debate publike me të rinjtë;

• Avokim dhe lobizim.

Një arritje e këtij projekti do të jetë afrimi dhe integrimi i përmbajtjeve senzitive gjinore në kulturën e përgjithshme nëpërmjet të këngëtarëve pop ose hip-hop, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së të rinjve për pasojat negative të dhunës dhe, përfundimisht, rritja e pranisë së barazisë gjinore në format e popullarizuara të artit dhe të ngjarjeve socio-kulturore.
Objektivat e këtij projekti: Integrimi i vetëdijes gjinore në kulturën e përgjithshme.

• Integrimi i përmbajtjeve sensitive gjinore në kulturën e përgjithshme nëpërmjet të këngëtarëve pop dhe / ose hip-hop;

• Ngritja e vetëdijes së të rinjve për pasojat negative të dhunës;

• Sjellja e barazisë gjinore në shumicën e formave të popullarizuara të arteve dhe në ngjarjet socio-kulturore.
PARTNERËT E QKSGJ-SË NË KËTË PROJEKT

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) e implementon këtë projekt në partneritet me:

  • • Qendra e ArteveVizuele “Multimedia” — si një nga organizatat më me përvojë në fushën e teatrit dhe
  • • Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) — dhe njëra nga organizatat kryesore për të drejtat e njeriut në Kosovë.

Projekti do të implementohet gjatë një periudhe prej 20 muajsh. Në fund të projektit do të realizohen rezultatet në vijim:

• Raporti i Hulumtimit për Praninë e Dhunës në Marrëdhëniet e Adoleshentëve

• Kënga e e krijuar dhe e interpretuar nga këngëtarja e mirënjohur kosovare Rona Nishliu “Se vetëm zemra flet saktë!” (Only heart speaks right).

• Shfaqja teatrore nga teatri Forum e krijuar dhe shfaqur në 10 lokacione.

• Do të prodhohen video materiale për ngritjen e vetëdijes.

• Do të prodhohen filma të animuar.

• Do të krijohen dhe aplikohen grafite / murale në tri qytete të ndryshme.

• Do të organizohet një garë me sprova (eseja).

• Do të organizohet një garë në pikturim.

 

A është Feminizmi ekstravagancë ?

Violeta Kurti Islami

Simon de Beauvoir, në fund Comprar Calzoncillos Calvin Klein të karrierës së saj kishte thënë se do ta parapëlqente “praktikën përmbi teori”. Në këtë kontekst feminizmi në Kosovë është ndërtuar në këtë relacion. Kjo përvojë në dekada para dhe gjatë luftës por edhe sot, nxiti debatin për një përvojë të grave Cheap Nike Shoes që pavërejtshëm aderuan në feminizmin. Kjo përvojë është trajtuar, por do të duhej dhe mund të jetë objekt studimi për Burberry Sale Outlet shumë studiues e akademikë. Është jetësuar dhe meriton të jetë pjesë e historisë.

Në një sistem të mbyllur monist, Parajumpers Ugo Herr aktivistet kosovare edhe pse të arsimuara nuk kishin patur ide për feminizmin. Kjo veprimtari e cila kishte kahje divergjente, ishte përqëndruar në ballë për lirinë kombëtare dhe atë për identitetin dhe integritetin e grave. Grupimet qytetare ishin shënjestër e regjimit serb, por gratë u mobilizuan dhe themeluan Lëvizjen e Pavarur të Gruas. Trysnia dhe përndjekja policore, burgosjet e pareshtura si të burrave dhe grave i nxitën ato që karshih ambicies, të shkrihen në lëvizjen kombëtare dhe në organizatat e para joqeveritare humanitare. Dalja e atëhershme e grave në skenën politike alternative nga ajo e cila ushtronte dhunën ishte angazhim përfshirës në skenën publike, i cili krahas angazhimit politik dhe qytetarë ballafaqohej edhe me paragjykime ndaj grave në rrethana aparatheidi, ku ato ishin shënjestër konflikti, viktimë por edhe pre e traditës patriarkale. Aktivistet me punën e vet përcillnin imazhin e ri për gruan kosovare. Ato ishin përcaktuar për zhvillim dhe rend demokratik dhe për pozicion sa më të denjë të gruas. Kësisoj, emancipimi i gruas në Kosovë kontribuoi në krijimin e një rendi të ri shoqëror.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve shoqërore, politike dhe sistemore, feminizmi në Kosovë insistoi në avansimin dhe përmirësimin e pozitës së gruas dhe ka sjellë shumë argumente dhe qëndrime kritike dhe si i tillë është i vetmi “izëm“ i pranueshëm. Qasjet e ndryshme por edhe të pajtueshme dhe fuqia e cila qëndron në këtë frymë filozofike mori konturat e një stadi embrional dhe ndikoi në zhvillimin dhe ndryshimin e pozitës sociale të grave.

Me gjithë progresin, në shoqërinë moderne, feminizmi vazhdon të shihet si urrejtje ndaj burrave, si orientim seksual madje dhe si dukuri e rrezikshme për shoqërinë. Stigmatizimi i grave që identifikojnë veten me feminizmin është i shpeshtë dhe bllokues, prandaj gratë dhe vajzat e reja në të shumtën e rasteve vazhdojnë të hezitojnë dhe mohojnë çfarëdo identifikimi apo barazimi të pikëpamjeve të tyre me feminizmin. Kjo ka bërë që shumë gra aktiviste për të drejtat e grave të zëvendësojnë konceptin e feminizmit me atë të barazisë gjinore si kompromis i përkohshëm.

Po cila është sot platforma, e cila e mobilizon feminizmin për të cilin po vetëdijësohemi se paska ekzistuar në Kosovë, dhe e cila nuk i ka zgjidhur deri tash problemet me te cilat ballafaqohen gratë ?

Përderisa në vitet nëntëdhjeta ka qenë rezistenca ndaj pushtuesit dhe ndaj nënshtrimit patriarkal, sot lëvizja e grave mobilizohet për ndikim dhe ndryshim në shumë sfera të jetës dhe ka dëshmuar se kur ka arsye dhe kauzë rreshtohet për veprim. Nënshkrimi i peticioneve, (p.sh peticioni kundër mbulimit të vajzave të reja në shkollë), ndërtimi i politikave, monitorimi dhe zbatimi i tyre janë disa nga instrumentet që përdoren për të përçuar mesazhin që ka të bëjë me çështjen e grave dhe të drejtat e tyre.

Nga prizmi i feminizmit historia është gjysmë histori. Gratë mbesin jashtë kornizave të historisë. Kjo ngjan edhe në Kosovë. Ajo është treguar, e ‘dëshmuar’ e shkruar e vulosur ndonëse e përjashtuar. Të pafuqishmit privohen nga historia tyre, nga e drejta, vetëbesimi dhe mundësia legjitime që të funksionojnë si qytetarë të barabartë brenda një grupimi ( Fraser S. Avone, 1999).

Historia globale, por edhe shqiptarët i kanë borxh grave. Një borxh i madh që ngarkon jo vetëm gratë por gjithë shoqërinë është borxhi ndaj grave viktima të luftës në Kosovë.

Gratë e përdhunuara janë kapitull i heshtur për të cilin asnjeri nuk denjon t`i zë në gojë. Primitivizmi patriarkal prapë suprimon virtytet njerëzore dhe përgjumë shoqërinë, duke e “përdhunuar”edhe një herë “fatin e tyre në paqe, duke mos lejuar dhe krijuar mundësinë e sigurimit e drejtësisë së dinjitetit të nëpërkëmbur, drejtësisë prej së cilës do të përfitonte e gjithë shoqëria. Por, në shoqërinë tone së pari mendohet për turpin, të cilin nuk e dimë se çdo të thotë, ndërkohë që turpi më i madh është mosveprimi dhe heshtja ndaj dhunuesve. Kjo dukuri kërkon gjithsesi solidaritet të grave ndaj grave. Solidarizimi dhe rehabilitimi i këtyre rasteve kërkon ndërmarrje urgjente të veprimeve.

Debati për të drejtat e grave nuk ka nis këtu dhe nuk mbaron. Feminizmi në Kosovë ishte autokton, jo i imponuar dhe i kopjuar, dhe pa asnjë qëllim përfitimi. Të drejtat njerëzore të grave dhe lufta kundër diskriminimit ndaj tyre nuk mund të jenë ekstravagancë! Prandaj, adresimet për çështjet e diskriminimit ndaj grave, dhe përpjekjet e kujtdo në avancimin e kauzës së grave nuk do duhej të perceptohen si ekstravagancë feministe, se aktivistet dhe aktivistët që bëhen nxitës, prijës dhe pse jo martirë të lirive dhe të drejtave njerëzore mund t`ia lejojnë vetes të vetmen “ekstravagancë”: atë të fjalës së lirë në mbrojtje të atyre që sot janë të pa dukshëm në mes nesh!

 

(Autorja është M.Sc. /Rochester Institute of Technology)

 

Ky editorial është përmbledhje nga debati “Fem TALK”, i organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “A është feminizmi Ekstravagancë”.

Gjuhësia në sfondin feminist

Artan Krasniqi

Gjuha përveç që është mjet komunikimi ajo shpesherë lidhet edhe me pabarazinë në mes gjinive. Mënyra se si e mësojmë gjuhën kur jemi të vegjël, na përcjell gjatë gjithë jetës. Nuk ka diskutim, se çdo kulturë formëson në mënyrën e vet konceptin mbi gjininë dhe raportet ndërgjinore me anë të gjuhës së saj. Në shumësinë e studimeve që kanë për synim të pasqyrojnë pabarazitë gjinore, vend të rëndësishëm zënë edhe ato mbi gjuhën. Gjuhësia e sotme në sfondin feminist përpiqet të japë përgjigjen nëse ka diskriminim dhe seksizëm gjinor në gjuhësi. Për këtë është bërë një degë e re e studimeve, nën emrin “linguistika feministe”. Ajo është ndër fushat më të reja të linguistikës në përgjithësi dhe konsiderohet pjesë e lëvizjes së gruas për barazi. Studimet e kësaj fushe kanë nxjerrë në pah pikëpamjen se gratë edhe përmes gjuhës, në mënyrë sistematike, janë keqtrajtuar ose janë trajtuar në mënyrë të pabarabartë. Andaj sipas Ann Rosalind Jones “Diskursi simbolik (gjuha në kontekste të ndryshme) është një mjet i dytë me të cilin njeriu e objektivizon botën, e redukton në terma të vet, flet në vend të gjithçkajes dhe gjithkujt – duke përfshirë edhe gratë”.

Në njërën anë, linguistët shtrojnë pyetjen se a duhet të jenë të rëndësishme problemet gjuhësore, apo pabarazia gjinore në gjuhë, në raport me problemet thelbësore ekzistenciale të gruas. Ç’kuptim ka për gruan shqiptare në përgjithësi, dhe për gruan e Kosovës në veçanti, sot, nëse brenda gjuhës shqipe ajo trajtohet përbrenda skemës seksiste? Nga kjo, del se gjendja e gruas nuk përmirësohet aspak nëse në konkurset e shpalljeve për vende të reja të punës shtohet edhe ndonjë parashtesë e shqipes, si “or”, “ore”,“eshë”(vër. jonë drejtoreshë, punëtore etj). Vetëm ndryshimi i fjalëve a ndryshimi formal i statusit të tyre gjuhësor nuk mund ta ndryshojë vetvetiu mënyrën se si do ta trajtojë shoqëria gruan.

Gjuha e formuluar në konkurse për vende të punës ka qenë vazhdimisht shënjestër e trajtimit nga ana e studiuseve të çështjeve gjinore në Kosovë. Prandaj, ndryshimet në diskursin gjuhësor ndihmojnë në ndryshimin e vetëdijes qytetare, mbase edhe të qasjes së shoqërisë ndaj subjekit grua.

Kësisoj, edhe kjo çështje inicon edhe pyetjen fundamentale nëse kultura bën gjuhën, apo gjuha kulturën. Megjithatë, që të dyja janë një lidhje të fuqishme kauzale, ndërvepruese. Nuk mund të mohohet fakti se kultura e krijon gjuhën. Por edhe gjuha e krijon kulturën, pikërisht për faktin se gjuha është agjens i fort i pushtetit nëpërmjet së cilës legjitimon pabarazinë. Sipas teorive, nëse ne nuk e kemi vetëdijen për diçka që është gjuhë, ajo nuk ekziston. Me vetë faktin se diçka hynë në gjuhë, ajo fiton ekzistencën e saj kësisoj pabarazitë gjinore nuk do të ekzistonin nëse ato nuk janë të inkuadruara edhe në gjuhë.

Ndryshimet kulturore, nga ajo që solli sidomos pjesa e tretë e shekullit të kaluar, studiuesi britanik Erik Hobsbawm e kishte vërejtur edhe si një sjellje ndryshe në shprehjet tek vajzat e reja. Në kapitullin që ai e ka titulluar “revolucioni kulturor ai ka shkruar se “vajza të reja të respektuara dhe përherë e më tepër gratë filluan të imitonin të folurin që dikur kishte qenë një modë krejt e parespektueshme mashkullore mes punëtorëve të krahut, ushtarëve dhe shokëve të tyre: përdorimi i rastësishëm i shprehjeve të pahijshme në bisedë”.

Por, gjithsesi linguistët mendojnë se gjuha është produkt shoqëror, ndërsa ndikimi i shoqërisë në gjuhë është më i madh se anasjelltas. Gjuha nuk e ndërton shoqërinë, por subjekti folës i saj, pra bartësit e gjuhës. Ndryshimi i gjuhës nuk mjafton për të përmirësuar pozitën gruas dhe duke ndërruar gjuhën nuk mund të ndërrohen stereotipet e ngulitura thellë tashmë në shoqëri. Mirëpo, seksizmi në gjuhë është dhe mund të jetë burim i pabarazisë shoqërore. Ekzistojnë jo pak stereotipe në diskursin e gruas dhe në diskursin për të, e ka mjaft paragjykime të saj për veten dhe të të tjerëve për të. Vetëm përmirësimi apo ndryshimi i kësaj Burberry Uk Outlet pozite do të ndikoj në eliminimin e paragjykimeve e sterotipeve në diskursin për të. Mirëpo, perspektiva e antropologëve konsiston në faktin se gjinia nuk ka të bëjë asgjë me natyroren. Në këtë kontekst, gjuha është vetëm mjeti që mundëson që t’i jepet kuptim asaj që konsiderohet natyrore dhe asaj që shoqëria e konsideron shoqërore. Natyra është diçka që ne e përcaktojmë. E kjo ndryshon në kohë e hapësirë. Para pak vitesh ka mundur të ketë një tjetër kuptim për të natyrshmen, nga ajo çfarë sot ka domethënie.

Thelbi i teorisë feministe mbi gjuhën si mjet diskriminimi qëndron në mendimin se gjuha ka ndikim qendror në sistemin shoqëror, se forca e gjuhës për ta ndërruar shoqërinë ka një peshë të madhe, se, në të vërtetë gjuha është njëri ndër faktorët që përcakton shoqërinë. Por linguestët përdorin shembuj për të provuar të dëshmojnë të kundërtën. Sipas studiuesit Luise Pusç gjuha krijon imazhe, imazhet ndikojnë në veprimet tona, ndërsa veprimet ndikojnë në pozitën tonë politike e ekonomike, rrjedhimisht edhe në gjuhën.

Në Kosovë askush nuk e kishte paraparë që presidenti mund të jetë grua. Kjo nuk ka qenë në vetëdijen e njerëzve, që janë treguar të verbër kundrejt kësaj mundësie edhe kur kanë shkruar kushtetuten e shtetit të ri. Roli i “zotëriut të parë” nuk qe përcaktuar. Në diskursin publik, grave u duhet të përdorin fjalor që kushtimisht është i rezervuar për burrat, që të mund të dalin në pah, kësisoj mendojnë disa nga sociolinguistët.

Deborah Cameron, në një artikull të saj për të famshmen “The Gardian” shkruante se ideja se burrat dhe gratë ndryshojnë rrënjësisht në mënyrën që ata përdorin gjuhën për të komunikuar është një mit në kuptimin e përditshmërisë. Ky është një besim fals që tashmë është instaluar.

 

Ky editorial është përmbledhje nga debati “Fem TALK”, i organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Gjuha dhe Diskursi Gjinor”.

Zoja Vs Zoti i sh’pisë

Në debatin rreth kësaj teme të organizuar Parajumper Svart nga Qendra Kosovare per Studime Gjinore mbizotëroi mendësia se diskursi maskulist për Zotin – Mashkull e determinon diskursin maskulist për Pushtetin – Mashkull.

Halil Matoshi

Pushteti e ka zëvendësuar Zotin në tokë, ndërkaq ideologjitë e mëdha, kombi etnik, nacionalizmi/komunizmi dhe hymni i flamurit i kanë zëvendësuar librat e shenjtë, psalmet dhe duatë!? Pra gjuha e pushtetit e ka zëvendësuar gjuhën jo vetëm si mjet komunikimi ndërnjerëzor por edhe si filozofi dhe logjikë.

Gjuha buron nga palca kurrizore e një populli, por secili pushtet dhe kurdoherë e mësyn atë, për ta vënë nën kontroll shoqërinë, etnopsikologjinë, emërtimet, cilësoret, logjikën e gjërave, madje dhe ëndrrat. Gjuhën e monopolizon pushteti. Gjuha është pushtet. Varësisht në ç’kah përdoret, ajo shëron ose lëndon. Pra gjuha edhe kafshon shpirtra. Gjuha krijon parakushtet për terror. Pra gjuha i paraprinë terrorizmit klasik.

Gjuha është më e rrezikshme se bomba bërthamore, thotë shkrimtari hebre Amos Oz. Ajo helmon disa breza.

Nëse gjuha është monopol i pushtetit për vënien e kontrollit mbi masat (shoqërinë), atëherë kjo shpie tek principi se ideologjitë e mëdha dhe religjionet monoteiste shprehen përmes gjuhës – pra janë leva në të cilat mbështetet kontrolli i pushtetit.

Nëse Zoti është maskulinist, gruaja është nën kontrollin e Tij (sipas postulatit biblik ajo nuk është krijuar nga Zoti por nga Njeriu, brinja e Adamit) së këndejmi kontrolli mbi gruan siguron pushtet.

Nëse pushteti përdor religjionin për dominim shoqëror, meshkujt luftojnë ta mundin atë që i ka dominuar – dominuesin, për t’i rimarrë pozicionet e humbura, natyrisht për ta zgjuar vëmendjen e grave, që sipas një reference letrare, ajo, gruaja i dëshiron vetëm fituesit, qofshin këta gjuetarët parak, qofshin heronjtë modernë të betejave, po edhe të secilës garë, në të cilën shquhet shkathtësia burrërore dhe mendjemprehtësia, pra forca e trupit dhe mendjes.

Këto përplasje gjuhësore rreth “përkujdesjes” për moralitetin e femrës, shikuar nga prizmi feminist, janë fabrikate të gjuetarit parak, por edhe maskulizmit shovenist modern, kurse vështruar nga Burberry Cashmere Scarf këndi maskulist, diskursi maskulinist është “parim” moral dhe fetar për ta mbrojtur femrën nga ndotja dhe njollat. A është shenjtëria, çfarëdoqofshin Calzoncillos Calvin Klein Baratos variantet e saj, mbase krijesë me dy fytyra? – këtë pyetje e shtron Julia Kristeva në librin “Fuqia e frikës”, për të konstatuar se gruaja përmes ciklit menstrual sado që duket e ndyrë dhe me njolla (njolla si vulë ose vurratë shoqërore, si stigmë dhe armë për diskriminim) e ruan pastërtinë e përjetshme, anën hyjnore dhe ndarjes subjekt/objekt.

Pra, qëndrimi arkaik (në rastin e shqiptarëve ballkanas edhe kanunor) në raport me gruan si “mbajtëse e shtëpisë”, “makinë lindjeje”, etj. nuk është thjeshtë vetëm diskurs politik për nështrim dhe sundim por është edhe diskurs kulturologjik, për të krijuar instanca shoqërore që vendosin për kufijtë dhe kodet morale por edhe e ligjërojnë moralin e gruas. Pra nga problemi kulturologjik lindin problemet gjinore (shoqërore) që janë ose diskriminimi ose përdorimi i gruas si objekt për kënaqësitë (seksualitetin) e meshkujve.

Por gjuha shqipe e përbën brenda vetes një paradoks. Nëse nocioni për të Zotin e shtëpisë në shqip e ka edhe pandanin ‘E Zoja e shtëpisë’, atëherë del paradoksalisht se në materien gjuhësore Zoti është edhe femër, e kjo të shpie tek njëfarë barazie, sëpaku si lëndë gjuhësore. Mirëpo, duke qenë se shqiptarët i përkasin arealit kulturor Lindor dhe Perëndimor, dyzash, ata barazisë gjuhësore mes Zotit dhe Zojes ia kundërvëjnë “parimet” morale dhe religjioze, edhe kur thonë: Po vjen një njeri me një grua – çka nënvetëdijshëm gruan e përjashtojnë nga përkatësia në “ne, njerëzit.” Shihni p.sh. gratë janë të përjashtuara nga vlerat atdhetare edhe pse në realitet ato shquhen për pjesëmarrje madje edhe me ndikim në lëvizjet shoqërore por edhe kombëtariste, në anën tjetër ato tërthortë fyhen edhe në vet hyminin kombëtar, në vargun: “Kush është burrë nuk frikësohet”, që shprehimisht do të thotë se vetëm kush është një grua, frikësohet!?

Në këtë kontekst, nëse religjioni i shërben pushtetit për kontrollimin e masave, kontrollimin dhe kufizimin e mendjes së hapur që prodhon ide të reja (siç!) pra edhe revolucionare, përmbysëse, atëherë duke qenë feja e vetmja levë për fuqi, pushteti maskulinist e ka fabrikuar edhe patriotizmin si themel të ideologjive të mëdha, duke e dyzuar ose ngritur në nivel religjioz, tabu, patriotizmi dhe feja janë bindje dhe kërkojnë nënshtrim, përkulje, pra besim!

 

Ky editorial është përmbledhje nga debati “Fem TALK”, i organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Diskursi Feminist, Vlerat morale dhe Religjioni”.

(Autori është kolumnist i rregullt i Burberry Outlet London gazetës “Koha Ditore”)