“Përfaqësimi gjinor në shoqërinë civile dhe sektorin privat” zbatohet nga QKSGJ nën programin Angazhimi për Barazi – E4E, financuar nga USAID dhe mbështetur nga ATRC.

Projekti trajton barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave si pjesë përbërëse të programit kombëtar zhvillimor, social dhe politik, të pranuar njohur si duke qenë në qendër të progresit drejt, dhe arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm. Barazia gjinore do të thotë se gratë dhe burrat gëzojnë të drejta, përgjegjësi dhe mundësi të plota dhe të barabarta, pavarësisht sektorit dhe se parimet e barazisë gjinore nuk duhet të aplikohen vetëm në sektorin publik.

Ky projekt është hartuar për të mbështetur shoqërinë civile dhe sektorin privat që të bëhen më të ndieshëm ndaj çështjeve gjinore. Projekti paraqet një gamë të gjërë të strategjive në disa fusha të veprimit që mund të zbatohen nga subjektet (bizneset dhe OJQ-të), pavarësisht nga numri i grave anëtare. Në mënyrë që të përcjellë objektivin e përgjithshëm të projektit, objektivat specifike të mëposhtme synohen të arrihen: të kontribojë në një shoqëri civile dhe sektor privat të ndjeshëm gjinor që iu përgjigjet nevojave dhe interesave si të dy burrave edhe grave në strukturat, veprimtaritë, metodat dhe punën e tyre; të promovojë dhe të arrijë barazi në numrin e grave dhe burrave nëpër të gjitha organet dhe strukturat e brendshme të organizatave. (Komisionet, Kryesitë, Bordet, dhe organet e tjera); të zhvillojë një kornizë të politikave për barazinë gjinore të përshtatshme për kontekstin kombëtar të shoqërisë civile (duke përfshirë Politikën kundër ngacmimeve seksuale dhe Kodin e mirësjelljes për shoqërinë civile dhe sektorin privat); dhe të promovojë barazinë gjinore si gjë pozitive për t’u bërë në shekullin e 21-të.

Click edit button to change this text.